Russel gjithmonë fiton çmimin e parë në garat lokale që organizohen për flokëgjatat, kurse të njëjtën tashti e bëjnë vajzat e saj.

43 vjeçarja e cila është nënë e pesë vajzave dhe një djali, është e lumtur që vajzat e saj i duan flokët sikurse ajo. Edhe pse financiarisht kjo kushton, për shkak të shamponëve që blejnë dhe tharësve të flokëve, ato janë të bindura se mbajtja e flokëve të gjatë u sjell lumturi.

Russel kujton se ishte në klasën e katërt kur ka prerë flokët për herë të fundit.
“Kam qenë në klasën e katërt kur së fundi më kujtohet që i kamë pasur flokët e shkurtra”, thotë ajo.

Flokët e shkurtra janë vetëm një kujtim për të, pasi për flokët e gjatë ajo thotë se janë “jeta e saj”.
No comments:
Post a Comment